Lidhje

Serbi: Presidenti Tadiç emëron Mirko Cvetkoviçin në postin e kryeministrit


Një deklaratë presidenciale vinte në dukje se zoti Cvetkoviç do të kryesojë koalicionin që do të përbëhet nga Partia Demokratike e Presidentit Tadiç, Partia Socialiste e ish presidentit Sllobodan Millosheviç dhe disa grupe të tjera të vogla.

Koalicioni i Presidentit Tadiç, fitoi shumicën në zgjedhjet e muajit të kaluar, por jo numrin e mjaftueshëm të vendeve në parlament për të formuar qeverinë. Në fillim të javës Partia Socialiste votoi për t’u bashkuar me koalicionin pro-evropian, në se ai do të kishte nevojë për shumicën në parlament.

Javën e kaluar socialistët vendosën t’i ndërprisnin përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni me Partinë Radikale ultra-nacionaliste dhe me Partinë Demokratike të Serbisë të udhëhequr nga kryeminsitri në largim Vojisllav Koshtunica.

Qeveria e mëparshme e koalicionit në Serbi, u prish për shkak të mosmarërveshjeve rreth Bashkimit Evropian, pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova.

XS
SM
MD
LG