Ish-kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik në Maqedoni, Imer Imeri vdiq sot pas një sëmundjeje të rëndë. Zoti Imeri drejtoi partinë në periudhën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 dhe ishte një nga katër nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje e cila ka përmirësuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Zoti Imeri ishte mjek dhe pas tërheqjes nga politika e vazhdoi profesionin në vendlindjen e tij, në Çegran të Gostivarit. Varrimi i tij do të bëhet nesër. Për të biseduar rreth jetës dhe rolit të zotit Imeri në politikat e Maqedonisë, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me profesor Nazmi Maliqin, i cili ka qene edhe anetar i Partise per Prosperitet Demokratik.