Presidenti Bush tha se takimi i nivelit të lartë të grupit të tetëshes që do të mbahet javën e ardhshme do të ketë si tema diskutimi disa nga çëshjet më të rëndësishme si burimet e energjisë, mungesa e ushqimit dhe ndryshimet klimatike.
Zoti Bush niset nga Washingtoni të shtunën për takimin tre ditor që do të mbahet në Japoni duke filluar nga e hëna.
Duke folur sot në Shtëpi të Bardhë, presidenti Bush tha se vendet më të pasura të botës duhet të bëjne më tepër për të zbutur krizën që ka shkaktuar mungesa e ushqimit duke ekportuar më tepër ushqim, plehëra kimike dhe farëra në vendet që kanë nevojë.
Zoti Bush tha gjithashtu, se ai do t’u bëjë thirrje vendeve
të G8 të përmbushin premtimet e bëra më parë, për përpjekje të komunitetit
ndërkombëtar për të luftuar malarien , Sidën dhe sëmundje të tjera
vdekjeprurëse./ /lk