Ish-senatori amerikan Xhesi Helms vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.
Zoti Helms, një politikan me bindje të forta konservatore, shërbeu për 30 vjet në senat si përfaqësues i Karolinës së Veriut para se të dilte në pension në vitin 2002 për arsye shëndetësore.
Ish-senatori me natyrën e tij luftarake dhe mënyrën
e hapur të të folurit, ishte një figurë kontradiktore në Kongres, duke ngjallur
admirimin e shumë konservatorëve dhe indinjatën e liberalëve.
Zoti Helms ishte kryetar i Komisionit të Senatit për
Marrëdhënie me Jashtë dhe ishte një kundërshtar i ashpër i komunizmit. Në vitin
1996, ai ishte një nga hartuesit e një ligji që e forcoi bllokadën ekonomike të
Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, një veprim që u përshëndet nga shumë
kubano-amerikanë.
Ai gjithashtu u përpoq për shumë vjet që Shtetet e
Bashkuara të ndërprisnin pagesën e fondeve ndaj Kombeve të Bashkuara, duke vënë
në dyshim misionin dhe rëndësinë e organizatës botërore.