Lidhje

UNESCO pranon Beratin në Listën e  Pasurive Botërore


Organizata Botërore e Monumenteve UNESCO pranoi Beratin në Listën e Pasurive Botërore të monumenteve. Drejtori i Kulturës Kombëtare në Berat Petrika Stasa tha se vendimi u mor në Kanada nga Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Botërore.

Organizata Botërore e Monumenteve UNESCO njoftoi zytarisht se pranoi në Listën e Pasurive Botërore qytetin shqiptar te Beratit. Sipas autoriteteve shqiptare vendimi u mor nga 21 anëtarët e Këshillit të UNESCO-s, të mbledhur në Kebek të Kanadasë të cilët miratuan njëzëri pranimin e Beratit në këtë organizëm, të kulturës botërore.

Drejtori i Kulturës Kombëtare në Berat, Petrika Stasa tha se me vendim të Komitetit Egzekutiv t të UNESCO-s, Berati është përfshirë në të njëjtën seri me Gjirokastrën, si dy qytete mjaft të ngjashme për sa i përket arkitekturës së vjetër të periudhës otomane. Qyteti mbi 2400 vjeçar i Beratit ndodhet rreth 130 kilometra larg nga kryeqyteti i Shqipërisë Tiranë dhe ruan vlera të çmuara arkitekturore në asamble të gjera ndërtimore.

Lagjet “Mangalem “ dhe “Goricë” shquajnë për banesat karateristike, ndërkohë që qyteti ruan një muze të pasur të ikonografisë shqiptare dhe monumente të rëndësishme kulti të fesë orthodokse dhe islame.

Kohët e fundit Berati kishte paraqitur në Organizatën e Monumenteve UNESCO kërkesën e pranimit . Për hartimin e dosjes së qytetit muze si kandidat punoi një komision i posaçëm, me ekspertë vendas dhe të huaj, i drejtuar nga Prof. Emin Riza.

Ministria shqiptare e Kulturës për të mbështetur kantidaturën kishte dyfishuar këtë vit fondin e restaurimeve që kanë filluar në disa banesa . Pas Butrintit, qytetit arkeologjik që u pranua në UNESCO në vitin 1997, Gjirokastra ishte qyteti i parë shqiptar që u përfshi në Listën e Pasurive Botërore në vitin 2005.

Me pranimin së fundi edhe të Beratit autoritet shqiptare të kulturës synojnë të krijojnë një trekëndësh të siteve shqiptare të Unesco-s për ti dhënë më shumë vëmendje mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë dhe nxitjes së turizmit kulturor dhe historik. //bsa//

XS
SM
MD
LG