Lidhje

Papa Benedikt në Australi në Ditën Botërore të Rinisë


Papa Benedikt ndodhet në Sidnej të Australisë, ku do të drejtojë një nga ceremonitë më të mëdha festive të Kishës Katolike me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Papa zbriti pasdite në një bazë të forcave ajrore pranë Sidnejt, ku u prit nga zyrtarë të kishës dhe qeverisë australiane, përfshirë kryeministrin Kevin Rudd.

Gjatë udhëtimit, Papa u tha gazetarëve se gjatë pelegrinazhit të tij 10 ditësh do të përpiqej për të nxitur shërimin shpirtëror të viktimave të abuzimit seksual.

Arqipeshkvi i Sidnejt, Kardinali Xhorxh Pell është kritikuar pasi është përpjekur të mbrojë një prift që ishte shpallur fajtor për abuzimin seksual të një fëmije.

Kardinali ka mohuar të ketë bërë gabime, por pohon se rastet e keqtrajtimit seksual të fëmijëve e kanë dëmtuar emrin e Kishës. //ad//

XS
SM
MD
LG