Lidhje

Rusia paralajmëron se sistemi amerikan i raketave mund të prishë traktatin e sigurisë evropiane


Presidenti rus Dmitri Medvedev bëri thirrje përsëri për një traktat të sigurimit evropian modern dhe gjithëpërfshirës, i cili do të zëvëndësonte marrëveshjet e arritura para disa dekadash lidhur me sigurimin në Evropë.

Zoti Medvedev u tha sot diplomatëve rusë në Moskë se zbatimi i planeve amerikane për një sistem mbrojtës nga raketat në Evropë vetëm do të acarojë situatën dhe do ta detyrojë Rusinë të përgjigjet. Udhëheqëqi rus tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbajnë përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e qëndrueshmërisë globale. Por ai shtoi se stabiliteti nuk mund të ruhet në se Shtetet e Bashkuara fillojnë të prishin në mënyrë të njënashme balancën strategjike eksistuese.

Rusia përsëriti paralajmërimin e saj se dislokimi i sistemit amerikan mbrojtës mund të nxisë një garë të re armatimesh. Zoti Medvedev dënoi gjithashtu përsëri shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar pavarësinë si dhe mbështetjen e saj nga vendet perëndimore si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG