Lidhje

Partia Socialdemokrate në Maqedoni bojkoton parlamentin


Partia kryesore e opozitës në Maqedoni, ajo social-demokrate bojkotoi parlamentin pasi policia arrestoi zëvendës kryetarin e saj nën akuzat për korrupsion.

Autoritetet thanë se policia arrestoi kryetarin e bashkisë së qytetit Strumicë, Zoran Zaev dhe katër persona të tjerë gjatë hetimeve për dhënien e lejeve të ndërtimit për një kompleks biznesi në qytet.

Zyrtarët e partisë denoncuan arrestimin si të motivuar politikisht.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se përkrahësit e zotit Zaev u përleshën me policinë jashtë ndërtesës së gjykatës ku autoritetet po merrnin në pyetje politikanët.

Social-demokratët pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit ku koalicioni konservator i kryeministrit Nikola Gruevski fitoi 63 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh. (ze)

XS
SM
MD
LG