Lidhje

Zimbabve, partitë pranë fillimit të negociatave për ndarjen e pushtetit


Partitë në pushtet dhe ato të opozitës në Zimbabve janë pranë fillimit të negociatave zyrtare për ndarjen e pushtetit.

Bisedimet për t’i dhënë fund krizës politike në vend ishin bllokuar, por duket se një prej pikave më të nxehta mund të jetë zgjidhur.

Udhëheqësi i opozitës Morgan Tsvangirai këmbëngul që përveç Presidentit të Afrikës së Jugut, Tabo Mbeki, që punon si ndërmjetës për të zgjidhur krizën politike të Zimbabvesë, të shtohet edhe një ndërmjetës tjetër.

Zoti Tsvangirai e ka akuzuar presidentin Mbeki se mban anën e Presidentit të Zimbabvese Robert Mugabe.

Presidenti i Afrikës së Jugut ka rënë dakort të pranojë ndihmë në përpjkejet e tij nga përfaqësues të Bashkimit Afrikan, Kombet e Bashkuara dhe Komuniteti Afrikano Jugor për Zhvillimin.

Zoti Tsvangirai e mirëpriti këtë masë, që u bë e ditur pasi zoti Mbeki u takua të premten me zyrtarë të OKB-së dhe Bashkimit Afrikan.

Te shtunen zoti Tsvangirai u takua me kryetarin e Bashkimit Kombëtar Afrikan për të diskutuar rreth fillimit të negociatave zyrtare.

Zoti Tsvangirai po ashtu ka këmbëngulur që kushtet për negociata zyrtare të përfshijnë ndalimin e dhunës ndaj mbështetësve të tij politikë dhe lirimin e të burgosurve politikë. //bsa//

XS
SM
MD
LG