Lidhje

Itali: Senati miraton planin për luftën kundër imigracionit


Senati italian miratoi planin e debatueshëm të qeverisë për luftën kundër imigracionit të paligjshëm dhe krimit. Ligji i ri e cilëson imigracionin e paligjshëm si shkelje, të dënueshme me 6 muaj deri në 4 vjet burgim. Ligji e bën më të lehtë deportimin e imigrantëve. Dhoma e Deputetëve e miratoi ligjin javën e kaluar.Përkrahësit e tij thonë se ligji do ta frenojë krimin. Por opozita ngul këmbë se nuk ekziston ndonjë lidhje mes imigracionit dhe aktivititetit kriminal. Ligji i ri e zgjat nga dy muaj në 1 vit e gjysmë periudhën gjatë së cilës zyrtarët mund t’i mbajnë në paraburgim personat e dyshuar për imigracion të paligjshëm. Ai i lejon gjithashtu autoritetet të dërgojnë ushtarë për të ndihmuar policinë në patrullimin e zonave me kriminalitet të lartë. //ii
XS
SM
MD
LG