Lidhje

Karaxhiçi del sot në Gjykatën e Hagës


Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç pritet të dalë para gjykatës së Hagës, për t’u përballur me akuzat për genocid në lidhje me luftrat e Ballkanit në vitet 1990.

Para seancës së sotme, Karaxhiçi u tha zyrtarëve të gjykatës nga një qeli burgu se ai do të vetëmbrohet. Ai e hodhi poshtë ofertën për një avokat të caktuar nga gjykata.

Karaxhiçit do t’i kërkohet të deklarojë qëndrimin e tij për 11 akuza për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, për rolin e tij në mizoritë kundër jo-serbëve gjatë luftës së periudhës 1992-1993 në Bosnje Hercegovinë. Nëse shpallet fajtor, 63 vjeçari Karaxhiç do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Karaxhiçi arriti në Hagë dje, një javë pas arrestimit nga policia serbe në Beograd. Ai ka kaluar një pjesë të dekadës së kaluar në kryeqytetin serb, duke u fshehur me një mjekër dhe flokë të thinjur të gjatë. Ai praktikonte mjekësi alternative në një klinikë kur u arrestua.//kk//

XS
SM
MD
LG