Lidhje

Kina kufizon hyrjen e gazetarëve të huaj në internet


Një zyrtar i lartë i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, u ka kërkuar falje gazetarëve të huaj që gabimisht kishte thënë se Kina do të lejonte qasje të pakufizuar në Internet gjatë lojrave olimpike të Pekinit.

Kevan Gospar, kreu i komisionit për median në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, tha se ai nuk ishte në dijeni të faktit që zyrtarë të lartë të këtij komiteti, kishin rënë dakord me Pekinin, që disa faqe interneti të bllokoheshin. Zoti Gospar e quajti situatën “të paparanueshme”.

Gazetarët e huaj në Pekin, njoftuan të mërkurën, se ata nuk kishin mundur që të hynin në faqet e internetit të grupit të të drejtave të njeriut, Amnesty International, në faqen e lëvizjes spiritualiste Falun Gong, si dhe në faqen e qeverisë tibetiane në mërgim.

Një zëdhënës për komitetin e lojrave olimpike të Pekinit, thotë se gazetarët do të kenë të drejta të plota për të hyrë në ato faqe interneti, të cilat nuk gjykohen si të paligjshme nga autoritet kineze. //mm//

XS
SM
MD
LG