Lidhje

Shpërthim në një konvikt vajzash në Turqi


Në Turqi, një shpërthim në një konvikt vajzash shkaktoi vdekjen e të paktën 16 nxënëseve në jug të vendit. Zyrtarët në Tashkent thonë se mesa duket shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi në ndërtesën trekatëshe të premten në mëngjes, ndërsa vajzat ishin ende në gjumë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Besir Atalay thotë se 27 vajzat janë nxjerrë nga rrënojat. Disa prej tyre kishin djegie të rënda. Ekipet e shpëtimit thonë se kanë qenë në gjendje të dëgjojnë zërat e vajzave që janë ende nën rrënoja. Zyrtarët mendojnë se mbi 10 vajza ende gjenden nën rrënoja.

Ata thonë se mbi 40 vajza të moshave nga 8 deri në 16 vjeç rrinin në atë konvikt. Ndërtesa i takon një fondacioni fetar. //ad//

XS
SM
MD
LG