Lidhje

Policia malazeze bën arrestime për vrasjen e 23 shqiptarëve më 1999


Policia në Mal të Zi arrestoi të paktën pesë nga tetë ish ushtarë të ish-Jugosllavisë nën akuzat për vrasjen në vitin 1999 të 23 civilëve shqiptarë, që ishin larguar nga konflikti në Kosovën fqinje.

Njoftimet e agjencive të lajmeve nga Podgorica thonë se oficerët arrestuan pesë personat në qytetin verior të Bijelo Poljes. Të paktën një nga tre të tjerët njoftohet se jeton në Serbi.

Të pandehurit përballen me akuza për trajtimin çnjerëzor të civilëve në zonën Rozhaj në pjesën lindore të Malit të Zi në prill të vitit 1999.

Kjo ndodhi gati një muaj pas fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë për të ndaluar shtypjen e shqiptarëve të Kosovës nga qeveria e Beogradit. //kk//

XS
SM
MD
LG