Lidhje

Forcohet dollari, ulet çmimi i naftës


Çmimi i naftës, bakrit, arit dhe mallrave të tjera ra sot për shkak të forcimit të dollarit dhe rritjes së dobët ekonomike.

Mallrat si nafta, që çmohen në dollarë, u ulën kur dollari u forcua përsëri ndaj monedhave të tjera.

Çmimet bien gjithashtu kur investitorët presin që rritja e dobët ekonomike të pakësojë kërkesën.

Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar ra katër dollarë sot duke arritur në 115 dollarë e 75 cent në bursën e Nju Jorkut.

Kjo është një rënie e ndjeshme nga rekordi i lartë i arritur në korrik prej mbi 147 dollarësh për fuçi.//lk

XS
SM
MD
LG