Lidhje

Bush-Putin diskutojnë në Pekin mbi luftimet në Oseti


Presidenti Bush dhe kryeministri rus Vladimir Putin diskutuan rreth konfliktit në rajonin separatist të Osetisë Jugore.


Ata u takuan sot gjatë pjesëmarrjes në cereminitë e Lojrave Olimpike të Pekinit. Hollësitë e bisedimeve mes tyre nuk u bënë publike por një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ritheksoi përkrahjen amerikane për tërësinë territoriale të Gjeorgjisë dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë luftimeve.

Ndërkohë, në Uashington, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një përfaqësues në rajon për bisedime me palët.

Bashkimi Europian, NATO-ja dhe OSBE-ja kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë konfliktit. Zyrtarët europianë thanë se po punojnë për një plan armëpushimi.//lk

XS
SM
MD
LG