Lidhje

Gjeorgjia i ofron Rusisë armëpushim


Gjeorgjia urdhëroi forcat e saj të ndalojnë luftimet në rajonin separatist të Osetisë Jugore dhe ofroi të fillonte bisedimet menjëherë me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit.

Agjencia e lajmeve Interfaks tha se ambasada ruse në Tbilisi e mori ofertën për armëpushim të dielën në një letër nga autoritetet gjeorgjiane. Por agjencia citon burime, sipas të cilave njësitë gjeorgjiane të artilerisë kanë vazhduar të bombardojnë pozicionet ruse pavarësisht nga oferta për armëpushim.

Nga ana e saj, Gjeorgjia thotë se aeroplanët rusë kanë bombarduar një aeroport ushtarak jashtë kryeqytetit Tbilisi.

Të dielën më herët, presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili dha urdhër për armëpushim, ndërsa forcat gjeorgjiane tërhiqeshin nga Osetia Jugore pas katër ditë luftimesh intesive. //bsa//

XS
SM
MD
LG