Lidhje

Rekorde të reja nga notarët amerikan në Lojrat Olimpike


Rekordet botërore të notit kanë shënuar shifra të reja pas 4 garave, ndërsa notari amerikan Majkëll Felps vazhdon rrugëtimin drejt objektivit të tij për 8 medalje të arta në këto Olimpike.

Notari Felps dhe shokët e tij të ekipit amerikanë habitën botën me rekordin e ri në garën e notit katër nga 100 metra, stil i lirë.

Presidenti Bush ishte i pranishëm gjatë kësaj gare.

Australiani Emon Sallivan vendosi një rekord të ri botëror në 100-metërshin stil i lirë.

Më herët, japonezi Kosuke Kitajima theu rekordin botëror duke mbrojtur me sukses titullin e tij olimpik në 100-metërshin për meshkuj në stilin bretkocë.

Zimbabveani Kirsti Koventri vendosi një rekord të ri botëror në gjysëmfinalet e 100-metërshit në notin shpinë.

Po ashtu, australiania Libi Triket fitoi medaljen e artë në garën 100-metërshe për femra në stilin flutur. Ndërsa britanikja Rebeka Adlington fitoi medaljen e artë në 40-metërshin stil i lirë duke dalë vetëm pak para amerikanes Keti Hof. //rd//

XS
SM
MD
LG