Lidhje

Presidenti Karzai: Dhuna është rritur në Afganistan


Presidenti Karzai tha sot se nuk është vënë sa duhet theksi tek strehimi dhe rrjetet financiare të terroristëve. Ai foli me gazetarët pas takimit me presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Zoti Sarkozy shkoi në Kabul për të nderuar 10 ushtarët francezë të vrarë të hënën në betejën me talebanët.

Ai vizitoi edhe 21 ushtarët e plagosur nga ky sulm. Zoti Sarkozy u tha trupave franceze se është i vendosur për angazhimin në Afganistan. Një zëdhënës i qeverisë afgane tha se sulmi i së hënës nuk do të dëmtonte marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Francës. //kh//

XS
SM
MD
LG