Lidhje

Hollësi të tjera rreth katastrofës në aeroportin e Madridit


Pamjet filmike të katastrofës më të rëndë ajrore në më shumë se dy dekada në Spanjë, tregojnë se nuk ka patur zjarr në bordin e avionit Spanair para se ai të dilte nga pista dhe të përfshihej nga flakët.

Mediat spanjolle njoftuan sot se vidioja e filmuar nga autoritetet e aeroportit, vë në kontradiktë thëniet e dëshmitarëve. Këta të fundit thanë se një nga motorët e avionit kishte marre flakë para se avioni të rrëzohej gjatë nisjes.

Zyrtarët thanë gjithashtu se tani besojnë të ketë patur më shumë se një problem, që ka shkaktuar aksidentin.

Të afërmit e viktimave po përpiqen të ndihmojnë në identifikimin e 153 personave të vrarë.

Ministrja spanjolle e Zhvillimit, Magdalena Alvarez tha se do të duhen ndoshta dy ditë për të identifikuar shumicën e viktimave. Ajo tha se hetuesit do të duhet të përdorin në disa raste analiza të ADN-së. (ze)

XS
SM
MD
LG