Lidhje

Fuqitë botërore reagojnë ndaj vendimit të Rusisë


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se vendimi i Rusisë për të njohur dy territoret separatiste gjeorgjiane është jashtëzakonisht për të ardhur keq.

Zonja Rice tha sot se Shtetet e Bashkuara do të përdorin fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar çdo përpjekje të Rusisë për të ndryshuar statusin e territoreve pro-ruse të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Ajo foli në Ramallah të Bregut Perendimor, ndërsa udhëheqësit evropianë kritikuan njëzëri veprimin e Rusisë.

Franca tha se vendimi është për të ardhur keq ndërsa Britania publikoi një deklaratë ku kundërshton lëvizjen ruse. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti veprimin e Rusisë tërësisht të papranueshëm.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë tha se veprimi i Rusisë shkel parimet themelore të sigurisë evropiane.

Banorët në rajonet separatiste të Gjeorgjisë festuan njohjen e pavarësisë nga Rusia. //rd//

XS
SM
MD
LG