Lidhje

Vajza e pamartuar 17 vjeçare e Sara Palin është shtatzënë


Kandidatja republikane për nënpresidente, Sarah Palin, tha të hënën se vajza e saj e pamartuar, 17 vjeçare, është shtatzënë.

Në një njoftim të hënën, Palin dhe burri i saj, Tod, thanë se Bristol Palin është shtatëzënë në muajin e 5-të, dhe se ajo do ta mbajë fëmijën.

Çifti Palin tha se ata janë krenarë nga vendimi i saj dhe madje shumë krenarë që do të bëhen gjyshër. Ata kanë shtuar se Bristol, ka në plan që të martohet me babain e fëmijës së saj.

Sara Palin ka gjetur mbështetjen e konservatorëve për kundërshtimin e saj të fortë ndaj abortit dhe mbështetjen për mos kryerje të marrëdhënieve seksuale para martesës.

Zyrtarët të lartë të fushatës së kandidatit republikan për President Mekejn thanë se ai dhe ndihmësit e tij të afërt ishin në dijeni të shtatëzanisë së Bristol përpara se të zgjidhnin Palin si kandidate për nënpresidente.

Çifti Palin i kërkoi shtypit që të respektojnë jetën private të çiftit të ri. //bsa//

XS
SM
MD
LG