Lidhje

Zbulimi i Koresë së Jugut thotë se Kim Xhong Il ka pësuar hemoragji cerebrale


Presidenti i Koresë së Jugut i ka dhënë udhëzime kabinetit të tij të jetë i përgatitur për ndryshime të mundëshme në Korenë e Veriut, pas njoftimeve se udhëheqësi i vendit, Kim Xhong Il, ka pësuar hemoragji cerebrale.

Në deklaratën e lëshuar pas një takimi urgjent të kabinetit mbrëmë në Seul, Presidenti Li Miung Bak theksoi se Koreja e Jugut duhet të jetë gati t'i përgjigjet çdo situate.

Në deklaratë thuhet se ka patur lajme se zoti Kim po e merr veten pas hemoragjisë cerebrale dhe nuk duket se është në gjendje kritike. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Seuli nuk ka vënë re ndonjë lëvizje të pazakontë trupash në Korenë e Veriut.

Dje më herët, zyrtarë koreano-jugorë të zbulimit thanë se zoti Kim pësoi hemoragji cerebrale dhe nuk është në gjendje për aktivitete publike, por është i ndërgjegjshëm.

Zyrtarët e Koresë së Veriut nuk e kanë pranuar se zoit Kimështë i sëmurë dhe i komentuan lajmet rreth gjendjes së tij shëndetësore "si pjesë të një komploti". //iç//

XS
SM
MD
LG