Lidhje

Shefi koreano-jugor i zbulimit: Kim Xhong Il po përmirësohet


Shefi i zbulimit i Koresë së Jugut thotë se udhëheqësi koreanoverior Kim Xhong Il është duke u përmirësuar me shpejtësi, me sa duket nga një hemorragji cerebrale.

Në një intervistë që dha sot në radio, deputeti Li Keol-wu tha se shefi i zbulimit tha dje se zoti Kim nuk ka probleme komunikimi, dhe se mund të qëndrojë në këmbë me ndihmë.

Komentet e zotit Li binin në kundërshtim me njoftimet e sotme të mediave lokale jugkoreane, që thanë se hemoragjia cerebrale e ka paralizuar udhëheqësin koreanoverior.

Presidenti koreanojugor Li Mjung-bak e ka udhëzuar kabinetin të përgatitet për ndryshime të mundshme në Korenë e Veriut, pas njoftimeve mbi gjendjen shëndetësore të zotit Kim. Në një deklaratë që u bë pas një takimi urgjent mbrëmë në Seul, zoti Li theksoi se Jugu duhet të jetë në gjendje gadishmërie për çdo situatë që mund të krijohet.

Zyrtarët koreanoveriorë të mbrojtjes thanë se po i rishikojnë planet për kontingjentin e trupave ushtarake, por nuk kanë theksuar ndonjë lëvizje të mundshme trupash për në Korenë e Veriut.//kk//

XS
SM
MD
LG