Lidhje

Medvedev: Do ta sulmoja Gjeorgjinë edhe po të ishte në Nato


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se ai do t’i kishte ndërmarrë sulmet ndaj Gjeorgjisë, edhe nëse vendi kaukazian do të kishte nisur procesin e anëtarësimit në NATO.

Udhëheqësi rus tha në një takim me ekspertë të politikës së jashtme në Moskë, se ai do të kishte reaguar në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse Gjeorgjia ishte ose jo kandidate për anëtarësim në NATO-s.

Ai gjithashtu krahasoi përpjekjet e Gjeorgjisë për të rivënë nën kontroll rajonin separatist të Osetisë Jugore me sulmet e 11 shtatorit në SHBA , në faktin që ato sinjalizojnë ndryshime të mëdha në botë.

Takimi i nivelit të lartë i Natos, i cili u zhvillua në muajin prill në Bukuresht, nuk pati në rendin e tij anëtarësimin e Gjeorgjisë në Nato, duke e shtyrë këtë proçes deri në fund të këtij viti.

Forcat ruse hyjnë në Gjeorgji muajin e kaluar në përgjigje të përpjekjeve gjeorgjiane për të rimarrë rajonin e Osetisë Jugore. Rusia i quajti operacionet ushtarake një përpjekje për të mbrojtur qytetarët e saj. //rd//

XS
SM
MD
LG