Lidhje

Basha: Mbështetje e plotë amerikane për ratifikimin e protokollit të NATO-s


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha ishte për një vizitë dy ditëshe në Uashington, për të zhvilluar lobizëm lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO. Pas marrjes së ftesës nga Aleanca, tani pritet ratifikimi i saj prej vendeve anëtare. Senati amerikan zhvilloi para dy javësh seancën e parë për miratimin e kërkesës së Shqipërisë dhe Kroacisë. Anëtarësimi e ve Shqipërinë përballë përgjegjësish më të larta, ndërkohë qëvendi është ende duke plotësuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike. Për të diskutuar mbi këto përpjekje, Zëri i Amerikës kishte të ftuar në studion e "Ditarit" Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ju keni patur këto ditë takime me senatorë dhe zyrtarë amerikanë. Cili është mesazhi që ju kanë përcjellë ata?

Lulzim Basha: Këto dy ditë kanë ditë takimesh shumë të suksesshme. Unë kam ardhur kryesisht për të takuar zyrtarët në në Departamentin amerikan të Shtetit, në Senatin amerikan, por edhe në Shtëpinë e Bardhë. Jam takuar me sanatorin Lugar, me senatorët Ivan Baj, Tom Karter dhe Benxhamin Karter; jam takuar me Ndihmëssekretarin e Shtetit Dan Fried dhe stafin e tij, si dhe në Shtëpinë e Bardhë me zëvendësin e Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, ish-ambasadorin në Tiranë, ambasadorin Xhim Xhefri. Ajo që mund t'ju them nga këto takime, është një tabllo e qartë, e konsoliduar dhe mbështetje e plotë dhe të kristalizuar, për të përfunduar ratifikimin nga Senati amerikan të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, brenda një kohe sa më të shkurtër. Kuptohet, që periudha nuk është më e favorshme për këtë: Senati është në një sesion relativisht të shkurtër, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të cilat prekin Kongresin, pra Dhomën e Ulët të Kongresit, por edhe një të tretën e Senatit Amerikan; një numër çështjesh të brendshme, me të cilat po përballet, siç janë ato që u reflektuan në edicionin tuaj, siç është kriza financiare; pavarësisht prej kësaj, dua ta theksoj këtë, unë gjeta një front të bashkuar bi-partizan demokratësh, që kanë shumicën në Senat dhe republikanësh, të cilët kanë administratën, për të proceduar sa më shpejt me ratifikimin e protokollit nga Senati, që duhet të marrë përmasat e një konsensusi bi-partizan prej dy të tretash, pra realisht, të një konsensusi të plotë.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët nga takimet që keni patur, senatorin Lugar, i cili njihet që është një mbështetës i fuqishëm Shqipërisë, dhe madje në seancën e zhvilluar para dy javësh në në Senatin amerikan, që hapi procesin e shqyrtimit të protokolleve të Shqipërisë dhe Kroacisë, ai e mbështeti fuqishëm Shqipërinë për reformat e saj. Por në atë seancë disa ligjvënës të tjerë ngritën shqetësime për vendet e reja që pritet të pranohen në radhët e Aleancës. Ja si u shpreh njëri prej tyre, senatori demokrat Kris Dod.

"Duhet të shtrojmë pyetjen: A janë bërë zgjedhje demokratike? Në çfarë niveli resepktohen të drejtat e individit ? A funksionon me sukses zbatimi i ligjit? A është demostruar vendosmëria për reforma ekonomike dhe ekonomi tregu? Si trajtohen pakicat? Ai kanë zgjidhur të gjitha mosmarrveshjet territoriale me vendet fqinje? Dhe në fund, a i respekton ushtria zyrtarët civilë të zgjedhur në rrugë demokratike? Kur plotësohen këto standarde, NATO është më shumë sesa një aleancë, është një mjet për ndryshim, duke krijuar një Evropë më të lirë dhe paqësore."

Zoti Ministër, si do t'u përgjigjeshit ju këtyre shqetësimeve të senatorit Dod?

Lulzim Basha: Unë do të thoja, që zoti Dod ka numëruar në një listë esencën, bërthamën, thelbin, e kushteve që duhet të plotësojë çdo vend, në mënyrë që të anëtarësohet në këtë Aleancë vlerash, që po ashtu është një Aleancë ushtarake, sigurie, por në radhë të parë, është një Aleancë vlerash. Dhe në këtë drejtim, kjo listë kriteresh, të cilën senatori Dod e lexoi në raport me Shqipërinë dhe Kroacinë, kjo po të merrte një me një, mendoj se kriteret janë plotësisht të plotësuara nga të dyja vendet; unë flas në veçanti për Shqipërinë dhe pikërisht, takimet e mija të djeshme dhe të sotme kanë shërbyer jo vetëm për të dhënë informacion të mëtejshëm nga vizita ime e fundit këtu, por edhe për të marrë përshtypjet e senatorëve dhe anëtarëve të lartë të administratës amerikane, përsa i përket ecurisë së reformave. Në këtë aspekt, do të thoja, se përshtypja e dëshmitarit kryesor në këtë seancë, të Ndihmëssekretarit të Shteti Dan Freid, është se seanca ishte një sukses i vërtetë dhe arriti të çimentojë një bashkërendim dhe një bashkëpunim të demokratëve dhe republikanëve për të miratuar e bashkërenduar ratifikimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO. Së dyti, dua të them, se gjatë takimeve që kam dashur t'i informoj edhe më në detaje senatorët, por edhe zyrtarët e lartë të administratës amerikane, mbi disa nga reformat e fundit që po bëhen në vend, u përmendën zgjedhjet. Kemi folur jo vetëm për hapat që kemi bërë në drejtim të infrastrukturës zgjedhore, të kartave të identitetit dhe të sistemit regjistrit civil të qytetarëve, të dixhitalizuar e që tashmë po mbushet, po popullohet me të dhënat e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, por edhe mbi bashkëpunimin parlamentar për kodin e ri zgjedhor, brenda një kohe sa më të shkurtër. Dhe mbi këto dy shtylla, mbështetet konfidenca e Shqipërisë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pa patur ato lloj problemesh, që janë vënë re në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Thënë, këtë të gjithë bashkëbiseduesit kanë vlerësuar faktin, që në dy zgjedhjet e fundit, ato parlamentare dhe ato lokale të mëparshme, jo vetëm kalimi paqësor i pushtetit, por edhe fryma e bashkëpunimit ka qenë më e mirë se më përpara dhe shprehën besmin se me këto dy elemente të shtuar, pra kodin zgjedhor dhe kartat e identitetit, zgjedhjet e ardhshme do të përbëjnë një konsolidim të plotë të praktikës demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri. Po kështu, përsa i përket reformave të tjera, reformave ekonomike, unë i njoha disa prej bashkëbiseduesve të mi, disa prej senatorëve, ndërkohë që disa prej i tyre i kishin në zyrat e tyre, me raportet e Bankës Botërore, të cilat e kanë vlerësuar progresin ekonomik të Shqipërisë, duke e renditur atë të dytën në 10 ekonomitë më reformatore të botës. Dhe pa dyshim, një vlerësim i tillë objektiv dhe nga një burim i besueshëm autoritativ, siç është Banka Botërore, ka lënë përshtypjen e tij ky vlerësim, si tek senatorët veç e veç, edhe tek vendosmëria që unë gjeta këtu në Washington, që përtej axhendës së tyre të ngjeshur këtu, të ecin sa më shpejt me ratifikimin e protokollit, një ratifikim, që në vetvete, është një sinjal i fuqishëm për të gjithë Aleancën.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, zyrtarët shqiptarë kanë folur vazhdimisht lidhur me liberalizimin e vizave brenda vitit 2009. Duke patur parasysh Udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për këtë problem, duket qartë se çështja nuk lidhet vetëm me kartat e identitetit, apo me pasaportat e reja, por janë një sërë detyrimesh, të cilat kërkojnë angazhim në njerëz por edhe në financime. Si po realizohen këto angazhime?

Lulzim Basha: Procesi i liberalizimit të vizave bazohet mbi një udhërrëfyes, i cili zyrtarisht ju dorëzua Shqipërisë para disa muajve dhe hapi i dytë në këtë proces dorëzimi i një raporti nga Shqipëria Komisionit. Ky raport është vlerësuar shumë pozitivisht si nga zoti Mirel, që ishte për vizitë në Tiranë para disa ditësh, ashtu edhe nga komisioneri Rehn dhe nga Zëvendëpresidenti i Komisionit Zhak Barro. Hapat që po ndërmerren nuk kanë të bëjnë vetëm me identifikimin e qytetarëve dhe dokumenta të sigurta; çka tashmë është vënë në rrugë të mabrë me koncesionim e këtij procesi, i një konsorciumi franko amerikan, i cili pritet të fillojë prodhimin e kartave në fillim të vitit që vjen. Por ka të bëjë edhe me aspekte të tilla, si sigurimi i kufijve, lufta kundër emigracionit klandestin dhe në tërësi, reformat që konsolidojnë insitutcionet demokratike, dhe çojnë më tej, rezultatet tashmë të konfirmuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zëri i Amerikës: Si ka ecur me realizimin e një sërë detyrimeve, që kërkojnë angazhimin, të cilat kërkojnë ngritjen e strukturave njerëzore dhe ato financiare?

Lulzim Basha: Përsa i përket aspketit të kufijve, policia shqiptare, Ministria e Brendshme ndodhet në një proces, pjesë e programit tim, i cili bën të mundur kontrollin e kufijve; çdo postë kufitare dhe qendra në Tiranë, do të jenë në gjendje të monitorojnë non-stop, 24 orë, në mënyrë elektronike, pra "ON Line", dhe ta raportojnë atë, jo vetëm brenda për brenda, por edhe jashtë saj, si interpolin. Imagjinoni, që ku informacioni brenda një kohe shumë të shkurtër, për çdo pikë kufitare brenda vendi, se çfarë ndryshimi sjell kjo mënyrë e komunikimit në monitorimin e trafikut, qoftë edhe të ligjshëm, në monitorimin e qytetarëve, apo të jashtëligjshëm në këto pika kufitare dhe monitorimin dhe luftën kundër emigracionit ilegal. Vetë Ministrija e Jashtme, Brenda vitit që vjen, do të instalojë zyrën e vizave, që lidh gjithashtu të gjitha misionet e Shqipërisë në botë, Ministrinë e Jashtme dhe autoritetet e vendit në Shqipëri, me një sistem "ON Line" kompatibël, pra të përafërt me ato të vendeve të tjera, fqinje të Shqipërisë dhe ato vendeve të BE-së. Në një këndvështirm pak më thelbësor, që nuk ka të bëjë vetëm me procedurat teknike, por edhe me reformat në vend, unë gjeta të martën, gjatë takimit me Zëvendëspresidenin Zhak Barrot, të KE-së, një vlerësim maksimal për hapat e hedhura deri tani. Ai u shpreh qartësisht se i vlerësonte këto hapa, pra Shqipërinë për hapat që ka hedhur dhe i inkurajonte autoritetet shqiptare për t'i konsoliduar ato më tej. Në këtë kuadër, një dimension të veçantë ka dhe do të vazhdojë të ketë bashkëpunimi politik, për të konsoliduar edhe më tej reformën në drejtësi.

Zëri i Amerikës: Dje, Zëvendëspresidenti I KE-së, Zhak Barro ka kërkuar një luftë më efikase ndaj trafikut të drogave, apo kultivimit të bimëve narkotike nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdojnë të jenë ende kërkesa parësore për anëtarësimin e vendit në organizmat ndërkombëtare. Sa shqetësim përbëjnë këto fenome për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj euroatlantike?

Lulzim Basha: Sigurisht, që lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar mbeten prioritete të qeverisë shqiptare. Unë do të thoja që tani, për këto momente, ato përbëjnë sfida që qeveria shqiptare ka demonstruar një përparim të qartë, të konsoliduar dhe të qëndrueshëm. Dhe kjo është vlerësuar edhe nga autoritet në Bruksel dhe këtu në Washington. Pra do të thoja, që ndërkohë që puna në këtë fushë nuk mbaron kurrë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera të Evropës Juglindore, por as për vende të tjera të zhvilluara, progresi i bërë deri tani, njihet mjaft mire. Më konkretisht, në takimin me Zëvendëpresidentin e Komisionit, zotin Zhak Barro, u vlerësua fakti, që shifrat e kapjes së drgave të forta, nga politica italiane, të atyre të nisura drejt Shqipërisë, ishin me të vërtetë në numra të pakrahasueshëm me të kaluarën, 2,5 kokaine dhe 5.6 kg heroine. Pra nje numër me të vërtetë, dramatikikisht i zvogëluar dhe rezultat i qartë, jo vetëm i funksionimit të kontrollit të sigurtë të kufijve, por edhe i asaj që konsiderohet në Bruksel, si thyerje e shtyllës kurrizore të krimit të organizuar. Po kështu, raporti përsa i përket bimëve narkotike është shumë inkurajues; sasia e mbjellë me bimë narkotike, në territoret e Republikës së Shqipërisë, në vitin 2008, është 5 herë më e vogël se ajo në vitin 2007, dhe kjo sipas shifrave të policisë shqiptare të konfirmuara nga partnered tanë ndërkombëtarë. Pra, mund të them, se lufta kundër trafiqeve, veçanërisht trafikut të narkotikës, për Shqipërinë në Bruksel, nuk është një minus, përkundrazi, është një plus dhe konsideorhet si i tillë. Sigurisht, që është diçka që duhet të vazhdojë, se kjo sfidë është një punë në vazhdim.

Zëri i Amerikës: Këto ditë OKB-ja vendosi të shqyrtojë kërkesën e Serbisë që çështjen e pavarësisë së Kosovës ta trajtojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Çfarë lobizimi po zhvillon nga ana e saj Shqipëria për njohjen e pavarësisë së Kosovës?

Lulzim Basha: Njohja e Kosovës ka hyrë në një fazë të dytë. Jo vetëm diplomacia shqiptare, por edhe diplomacitë e tjera aleate janë konfidente përsa i përket fazës aktuale (me njohjen nga) 47 vende. Është e nevojshme që puna të vazhdojë më tej dhe më shumë vende ta njohin Kosovën. Në këtë kuadër, po punohet ngushtësisht me vendet e rajonit, në radhë të parë fqinjët e menjëhershëm të Kosovës, që janë edhe fqinjë të menjëhershëm të Shqipërisë. Po punohet intensivisht me grupet rajonale, veçanërisht ato që i përkasin të ashtuquajturave grupe të paangazhuara që përbëhen kryesisht nga vende afrikane dhe vende të tjera anëtare të organizatës së Konferencës Islamike. Puna po bëhet në mënyrë individuale, por edhe me prezencë të vazhdueshme të diplomacisë shqiptare dhe ku është e mundur edhe të përfaqësuesve të Kosovës në këto forume shumëpalëshe. Pa dyshim, java që vjen në Nju Jork, do të jetë një forum tjetër, ku diplomacia shqiptare e angazhuar krah për krah diplomacisë amerikane dhe atyre të vendeve të tjera aleate, sigurisht edhe me përfshirjen e drejtpërdrejt tashmë edhe të autoriteteve të Kosovës, do ta çojnë më tej këtë proces. Personalisht shpreh besimin tim, se procesi i pakthyeshëm i njohjes së Kosovës nga anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, do të vazhdojë, do të konsolidohet dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. Ndërkohë që kostoja e veprimtarisë së diplomacisë serbe, apo diplomacive të tjera të cilat synojnë bllokimin e këtij procesi do të rritet pambarimisht dhe rezultatet do të jenë gjithmonë e më të pakta. //kk//

XS
SM
MD
LG