Lidhje

Në Slloveni zhvillohen zgjedhjet parlamentare


Shtetasit sllovenë hodhën sot votat në zgjedhjet parlamentare që kanë vënë përballë njëri-tjetrit kryeministrin e vendit dhe partinë e tij demokratike me pikëpamje koservatore, kundër Partisë Social-Demokrate të qendrës së majtë, e cila e akuzon qeverinë për korrupsion.

Vëzhguesit në këtë republikë ish-Jugosllave thonë se pjesëmarrja në votime ishte rreth 20 për qind afro 4 orë pas hapjes së qendrave të votimit.

Kryeministri Janez Jansa i Partisë Demokratike ka zhvilluar fushatë me parullën se e ka shndërruar vendin në një nga ekonomitë më të begata të Evropës Lindore gjatë 4 vjetëve të fundit. Ai ka hedhur poshtë njoftimet e televizionit finlandez se ai dhe zyrtarë të tjerë kanë marrë rryshfete nga kompania finlandeze e prodhimit të armëve Patria, në shkëmbim për një kontratë sllovene të mbrojtjes.

Sipas anketave para-zgjedhore, pritet që fituesi i zgjedhjeve do të dalë me diferencë të ngushtë dhe do të duhet të formojë qeveri koalicioni. //mm//

XS
SM
MD
LG