Lidhje

Presidenti Bush do të mbajë fjalim drejtuar vendit


Presidenti Bush do të mbajë sonte një fjalim drejtuar vendit për të shpjeguar propozimin e qeverisë prej 700 miliard dollarësh për të shpëtuar tregjet financiare. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti dëshiron të flasë drejtpërdrejt me popullin amerikan dhe t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë shkallën e problemeve me të cilat përballet vendi.

Po sot, presidenti Bush tha se do të ketë edhe shume debate të tjera në lidhje me propozimin e qeverisë për të nxjerrë nga kriza firmat e investimeve në Amerikë të cilat po kalojnë një moment të vështirë. Ai megjithatë tha se është i sigurt se Kongresi do ta miratojë një plan të fuqishëm për të ndihmuar tregjet financiare.

Zoti Bush i bëri këto komente sot në Nju Jork ndërsa zyrtarët më të lartë të administratës së tij po përballen me komisionet përkatëse në Kongres dhe po kërkojnë votën e tyre në lidhje me paketën prej 700 miliardë dollarësh, për të nxjerrë vendin nga kriza financiare.

Zyrtarët më të lartë të administratës në sektorin e ekonomisë u përballën sot me skepticizëm të madh dhe herë herë me pyetje provokuese rreth planit të administratës.

Drejtori i Rezervës Federale Ben Bernanke, tha sot para Komisionit të Përbashkët Ekonomik se stabiliteti financiar është në rrezik të madh. Zoti Bernanke tha se parakushti bazë për rimëkëmbjen e ekonomisë është një përgjigje e shpejtë dhe efektive. //ii

XS
SM
MD
LG