Lidhje

Presidenti Bush shpreh zhgënjim për kundërshtimin ndaj planit të administratës


Presidenti Bush shprehu zhgënjim për votën kundër që hodhi Dhoma e Përfaqësuesve ndaj planit qeveritar për një fond të paparë prej 700 miliardë dollarësh, të prozuar për nxjerrjen nga kriza të institucioneve financiare amerikane, të goditura fort nga kriza në vend e kredive të shtëpive, për të cilat pronarët nuk mundën të shlyenin detyrimet ndaj bankave.

Presidenti Bush tha se ligji masiv i shpëtimit mbetet jetësor sepse është i përpjesshëm me madhësinë dhe shtrirjen e krizës ekonomike me të cilën janë duke u ndeshur Shtetet e Bashkuara.

"Ishte e madhe sepse ne kemi një problem të madh".

Zoti Bush foli nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë rreth një orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë paketën e shpëtimit, e cila kishte qenë një produkt i maratonës së negociatave për ditë me rradhë midis ligjvënësve të rëndësishëm dhe përfaqësuesve të komisionit ekonomik të Presidentit.

Zoti Bush tha se ai dhe këshilltarët e tij do të vazhdojnë të punojnë me Kongresin, siç u shpreh ai, "për ta përballuar këtë situatë ekonomike".

Më pas, Sekretari i Thesarit, Henri Polson, foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që bursa në Shtetet e Bahkuara u mbyll me humbje të mëdha. Zoti Polson tha se qeveria federale do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbajtur nën kontroll efektet e mëtejshme nga kriza financiare, por theksoi se këto burime në vetvehte janë pamjaftueshme.

"Mjetet tona janë të mëdha, por të pamjaftueshme. Kështu, unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqësit e Kongresit për të gjetur një rrugë për të arritur miratimin e një plani të hollësishëm për të stabilizuar sistemin tonë financiar dhe për të mbrojtur popullin amerikan."

Paketa e shpëtimit pati mbështetjen e shumicës së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm 1/3 nga republikanët.

Javët e fundit janë vënë re një numër dështimesh të disa bankave amerikane, institucioneve huadhënëse, kompanive të sigurimeve dhe investimet me shtëpitë duke shtuar pronat e patundura në tregun e shtëpive në Shtetet e Bashkuara huatë e të cilave nuk po shlyhen nga pronarët.

Paketa shpëtuese ishte parashikuar që t'i jepte mundësi qeverisë federale të blinte financimet e këqija, duke lehtësuar peshën e rëndë mbi institucionet huadhënëse, me shpresën se do t'i jepte fund krizës financiare, e cila ka goditur rëndë aktivitetin ekonomik. //ad//

XS
SM
MD
LG