Lidhje

Maqedoni, mosmarrëveshje mbi çështjen e emrit të vendit


Drejtuesit politikë dhe shtetërorë në Maqedoni nuk arritën një qëndrim të përbashkët lidhur me paraqitjen në negociatat me Greqinë mbi çështjen e emrit të vendit.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE ngulin këmbë për një formulë të dyfishtë: që vendi në Kombet e Bashkuara të njihet me emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë dhe në marrëdhënie me Greqinë të mund të përdoret ndonjë referencë tjetër.

Presidenti Branko Cervenkovski thotë se formula e dyfishtë paraqet nje status quo të çështjes, nderkohë që Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se mbështet çfarëdo propozimi përveç Maqedonia Sllave ose Republika Sllave e Maqedonisë. //bsa//

XS
SM
MD
LG