Lidhje

Prokuroria e Tiranës vendos hapjen e procedurave penale ndaj Damir Faslliç-it


Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës vendosi të hapë procedimin penal ndaj biznesmenit boshnjak Damir Faslliç, pas publikimit në shtypin shqiptar të dyshimeve të shumta rreth aktivitetit të tij financiar në Shqipëri.

Drejtuesit e Prokuorisë nuk kanë dhënë asnjë detaj, se cila është akuza paraprake për të cilën do të hetohet ndaj Damir Fazllicit. Sipas mediave shqiptare boshnjaku, i cili rezulton të ketë miqësi me kryeministrin shqiptar, por edhe anëtarë të tjerë të qeverisë, ka regjistruar në Shqipëri disa kompani në vitin 2005, ku administrator i tre prej tyre ka qenë një i afërm i Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha.

Fakti që ka ngjallur më shumë dyshime, është se një nga shoqëritë e Faslliçit, ndonëse pa ushtruar aktivitet biznesi, është shitur për një vlerë prej 1 milion e 750 mijë Euro dhe për këtë transaksion, rezulton se nuk janë paguar detyrimet tatimore me të paktën 175 mijë Euro.

Po sipas shtypi shqiptar, Faslliç, dyshohet se fshihet edhe pas një kompanie serbe që i ka shitur korporatës energjitike shqiptare afër 35 milion Euro energji me procedura favorizuese.

Sot Damir Fazlliç qëndroi për disa orë në Tiranë, pas një udhëtimi me çarter. Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin "Klan" dhe ka refuzuar t'i përgjigjet disa gazetarëve në aeroportin e Rinasit para largimit nga Shqipëria.//lk

XS
SM
MD
LG