Lidhje

Rusia tërheq trupat nga zonat e vetëshpallura  neutrale të Gjeorgjisë 


Forcat ruse u tërhoqën nga zonat e vetëshpallura neutrale midis Gjeorgjisë dhe rajove separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Tërheqja u konfirmua sot nga ministria e jashtme e Gjeorgjisë. Tërheqja ishte një prej elementëve kyç të marrëveshjes së paqes që u ndërmjetësua nga presidenti francez Nikola Sarkozi.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian njoftuan sot se forcat ruse po tërhiqeshin duke u vendosur brenda Osetisë së Jugut. Moska i ka njohur të dy territoret si shtete të pavarura dhe thotë se do të mbajë mbi 7 mijë trupave brenda tyre, megjithë kundërshtimin e perëndimit.//lk

XS
SM
MD
LG