Ministri rus i mbrojtjes Anatoli Serdjukov
njoftoi se do të pakësohet ndjeshëm numri i gjeneralëve dhe oficerëve të tjerë
të lartë, në kuadër të përpjekjeve për të reformuar forcat e armatosura të
vendit.Zoti
Serdjukov, u tha gazetarëve se deri në vitin 2012, Rusia do ta pakësojë numrin
e forcave të armatosura me 200 mijë, duke lënë në shërbim aktiv 1 milionë
ushtarë. Brenda kesaj force, rreth 15 përqind e personelit, ose 150 mijë, do të
jenë oficerë. Aktualisht Rusia ka 355 mijë oficerë në shërbim.Ministri
i Mbrojtjes po ashtu vuri në dukje se numri i oficerëve në ushtritë e vendeve
të ndryshme të botës luhatet nga 7 në 20 përqind të forcës aktive. Në Rusi
aktualisht oficerët përbëjnë 32 përqind. Zoti
Serdjukov tha se shkurtimet në radhët e oficerëve do të përfshijnë edhe rangjet
e larta, përfshirë shkurtimin prej 18 përqindësh të numrit të gjeneralëve, duke
e ulur atë në 900.//rd//