Shtëpia e Bardhë njoftoi se nën-presidenti Dik Çeni do t’i nënshtrohet sot një procedure mjeksore për t’i kthyer ritmin normal të rrahjeve së zemrës.
Mjekët zbuluan sot se nën-presidenti përjetoi një ritëm jo normal të rrahjes së zemrës. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Çeni do të shtrohet në spitalin e Universitetit George Washington këtu në Uashington.
Presidenti Bush u
tha gazetarëve në Miçigan se është i bindur që zoti Çeni do ta kalojë fare mirë
këtë procedurë.Nën-presidenti
Çeni ka pësuar 4 goditje në zemër.Vitin e kaluar,
zoti Çeni bëri një operacion për t’iu zëvëndësuar një mjet që ndjek rrahjet e
zemrës dhe korrigjon parregullsitë e saj.
//iç//