Lidhje

OSBE-ja, kritika për zhvillimet politike në Shqipëri


OSBE-ja është shfaqur kritike ndaj disa prej zhvillimeve politike në Shqipëri. Në raportin e mbajtur sot në Këshillin e përhershëm të kësaj organizate, kryetari i pranisë së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch ka bërë një analizë të ngjarjeve kryesore të këtij viti

Reforma zgjedhore vlerësohet së ka shënuar përparim të ngadalshëm theksohet në raport ku nënvizohet se “duhet kërkuar konsensusi më i gjerë i mundshëm dhe paketa për të cilën do të bihetpërfundimisht dakord duhet të lejojë kohë të mjaftueshme për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve”.

Duke analizuar ecurinë e reformës në Drejtësi raporti vlerëson se dy projekte të ministrisë së Drejtësisë për një ligj për Prokuorinë dhe një tjetër për administratën gjyqësore “, të cilat synojnëtë luftojnë korrupsionin brenda gjyqësorit, duket se forcojnë kontrollin e ekzekutivitmbi gjyqësorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorët kyçë përpara se të paraqiteshin zyrtarisht” lexohet në raport.

Po kështu edhe për një paketë projektligjesh që u miratua nga qeveria pak kohë më parë për Noterinë, Avokatinë apo Përmbarimin OSBE vëren se ato u miratuan ose pa iu nënshtruar një procesi të plotë konsultimi publik ose duke shpërfillur komentet e bëra nga bashkësia ndërkombëtare. OSBE ka kërkuar gjthashtu që politika të mos ndërhyjë as në hetimet që Prokuroria po zhvillon për shpërthimin e Gërdecit.

Ndërsa duke komentuar luftën kundër korrupsionit ambasadori Bosch thekson në raportin e tij se megjithëse viti i fundit pa një numër zyrtarësh të nivelit të mesëm të cilët u ndoqën penalisht, zyrtarë të lartë publikë dhe grupe kryesore të krimit të organizuar mbeten ende ‘në gjendje të lirë’. Kritika të drejtpërdrejta ka patur edhe për vendime jo transparnte dhe e mungesë të perceptuar të Pavarësisë edhe ndaj Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve.

XS
SM
MD
LG