Lidhje

Ban Ki Mun:  Irani të bëjë më shumë për të drejtat e njeriut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun i kërkoi Iranit të bëjë më shumë për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Në një raport paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Ban tha se Irani ka bërë një farë përparimi në zbutjen e diskriminimit ndaj grave dhe pakicave por duhet të bëjë akoma më shumë për të plotësuar standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në raport thuhet se zoti Ban është i shqetësuar lidhur me masat në rritje kundër lëvizjes për të drejtat e grave dhe se dhuna me bazë gjinore është e përhapur.

Ai tha gjithashtu se kohët e fundit ka patyur një shtim në numrin e ekzekutimeve megjithëse Teherani po i rishikon politikat e tij për dënimetg me vdekje. //iç//

XS
SM
MD
LG