Lidhje

Takim i nivelit të lartë të vendeve të industrializuara


Udhëheqës të vendeve më të industrializuara dhe të atyre në zhvillim janë ftuar në Uashington për një takim të nivelit të lartë që do të mbahet më 15 nëntor dhe që do të përqendrohet te kriza financiare globale. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se të ftuar janë edhe krerët e Kombeve të Bashkuara, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore.

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mbi masat që po ndërmerren aktualisht për të zgjidhur krizën e tanishme dhe mënyrat për të parandaluar problemet ekonomike në të ardhmen.

E ashtuquajtura G-20 përshin vendet më të industrializuara dhe vende që konsiderohen si tregje në rritje, si Kina, India, Rusia dhe Brazili.

Po sot, kryeministri britanik, Gordon Braun tha se rënia ekonomike globale ka shumë mundësi të shkaktojë recesion në Britani dhe vende të tjera.

Ai i bëri komentet ndërkohë që kudo në botë çmimet e aksioneve pësuan një rënie tjetër të ndjeshme. Bursat u tronditën me sa duket nga një mori raportesh negative të kompanive të mëdha. //iç//

XS
SM
MD
LG