Lidhje

Premiera e filmit Soul Men


Në Nju Jork, në praninë e disa yjeve, u hap premiera e filmit "Soul Men".

Dhe u hap pikërisht në teatrin e njohur Apollo me të cilin filmi ka lidhje sepse flet për një grup të muzikës shpirtërore që më në fund arrin të japë shfaqje në këtë teatër. Megjithëse filmi është një komedi, ai ka edhe anën e tij të trishtuar sepse dy prej aktorëve kryesorë, Bernie Mac dhe Isaac Hayes, vdiqën pasi kishin përfunduar xhirimet.

Aktori Samuel L. Jackson tha se ky ishte filmi i përsosur për Bernin sepse aty kombinoheshin të gjitha stilet që i pëlqenin atij. Ndërsa për aktorin tjetër, Hayes, loja e tij në film ishte provë e faktit se personazhet ishin muzikantë të vërtetë.

Filmi "Soul Men" na jep historinë e dy legjendave të muzikës shpirtërore që luhen nga Jackson dhe Mac, dy personazhe që grinden dhe nuk flasin më me njëri-tjetrin. Filmi "Soul Men" fillon të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 7 nëntor.

XS
SM
MD
LG