Lidhje

Bankat Qendrore ulin interesat në përpjekje për të stimuluar ekonominë globale


Banka Qendrore amerikane i uli sot interesat me 0,5 përqind duke i çuar ato në 1 përqind.

Ky hap pason masa të ngjashme nga banka qendrore të vendeve të tjera, që po shkurtojnë interesat në përpjekje për të stimuluar ekonominë globale.

Interesat janë ulur edhe nga Banka Qendrore e Kinës. Javën e ardhshme Banka Qendrore amerikane i uli sot interesat me 0,5 përqind duke i çuar ato në 1 përqind.shme pritet të ulen nga Banka Qendrore Evropiane dhe ka njoftime se edhe Japonia do t’i ulë më tej interesat e saj tashmë në nivele të ulta.

Ulja e interesave pritet të ndihmojë zhvillimin ekonomik duke ulur koston e marrjes së huasë që është e nevojshme për të blerë materiale për zgjerimin e bizneseve, ndërtimin e shtëpive dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Hapat e fundit janë pritur mirë nga investitorët. Çmimet e aksioneve shënuan rritje në Tokio, Londër dhe Paris. Rritje pati edhe në Hong Kong e Nju Jork, ndërsa në Gjermani ato shënuan rënie.

Një shenjë tjetër se përpjekjet e rimëkëmbjes po japin rezultat shihet edhe në gadishmërinë e bankave për t’i dhënë kredi njera tjetrës. (ze)

XS
SM
MD
LG