Lidhje

Shqipëri: Miratohet privatizimi i krahut shpërndarës të KESHit


Në Shqipëri, qeveria miratoi sot vendimin për t'i shitur operatorin e sistemit të shpërndarjes së energjisë, kompanisë çeke "CHEZ".

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë privatizim si një histori suksesi. Çekët do të paguajnë 102 milion euro, shumë e cila është më se dy herë më e lartë se objektet në pronësi të kompanisë dhe njëkohësisht merr përsipër edhe njohjen e borxheve të shumta, kryesisht në formë kredish që operatori i sistemit të shpërndarjes ka marrë ndër vite.

Kryeministri Berisha garantoi se ky privatizim nuk do të ndikojë në çmimin e energjisë për konsumatorët. Kompania çeke u shpall fituese në përfundim të një gare ndërkombëtare. Ajo mbeti konkurrentja e vetme pas eleminimit për mangësi teknike të kompanisë italiane Enel.

XS
SM
MD
LG