Kandidati republikan Xhon Mekein dhe ai demokrat Barak Obama, po luftojnë për votat e të pavendosurve ndërsa kanë mbetur vetëm 4 ditë nga zgjedhjet.
Senatori Mekein po qëndron sot për të dytën ditë në Ohajo. Guverantori i Kalifornisë Arnold Shvarzeneger do të bëjë fushatë së bashku me të. Asnjë kandidat republikan deri më sot nuk ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë pa fituar në Ohajo.
Por sipas anketave të fundit të opinionit publik, Barak Obama kryeson në Ohajo me 6 pikë.
Senatori Obama sot po zhvillon fushatë në shtete Ajova dhe Indiana. Në zgjedhjet e mëparshme Indiana ka votuar gjithmonë për kandidatët republikanë. Këtë herë gara atje është e ngushtë.
Ndërsa shteti i Ajovas, gjatë dy zgjedhjeve të fundit presidenciale ka mbështetur një herë republikanët dhe një herë demokratët. Anketat e fundit tregojnë se Barak Obama kryeson me diferencë të madhe.
Zgjedhjet presidenciale përcaktohen nga votat e elektorëve. Çdo shtet ka një numër të caktuar elektorësh. Fituesit i duhet të sigurojë 270 vota elektorale. (ze)