Lidhje

Kryeministri Braun fillon vizitë katër ditëshe në Lindjen e Mesme


Kryeministri britanik, Gordon Braun thotë se vendet e pasura me naftë në Lindjen e Mesme duhet të ndihmojnë për stabilizimin e sistemit financiar global.

Zoti Braun u largua sot nga Londra për një vizitë katërditëshe në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai shpreson të bindë udhëheqësit rajonalë që të japin fonde shtesë për vendet e goditura nga kriza ekonomike.

Përpara nisjes, zoti Braun u tha gazetarëve se vendet e pasura me naftë duhet të luajnë rol në zgjidhjen e krizës ekonomike globale. Ai tha se luatja e madhe e çmimeve të naftës nuk është në interesin e askujt.

Udhëheqësi britanik i bëri gjithashtu thirrje Kinës të ndihmojë për zbutjen e krizës.//ii

XS
SM
MD
LG