Barak Obama, i zgjedhur si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara filloi punën për formimin e administratës së re, 76 ditë para se ai të bëjë betimin më 20 janar.
Senatori Obama ka përcaktuar njeriun për postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, që është këshilltari i lartë i Presidentit. Zyrtarë të lartë të Partisë Demokrate thonë se zoti Obama ia ka ofruar këtë post kongresmenit Ram Emanuel, që është nga shteti i Ilinoit, ashtu si edhe senatori Obama. Zoti Emanuel ka shërbyer edhe në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton. Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar postin.
Zoti Obama deklaroi dje edhe krijimin e ekipit të
tranizicionit që do ta përgatisë atë për fillimin e detyrës në Shtëpinë e Bardhë,
ku ai do të përballet me sfidat e dy luftrave dhe krizës së rëndë ekonomike.
Ekipi i tranzicioinit do ta ndihmojë atë që të zgjedhë kabinetin, të realizojë premtimet për politikat dhe të analizojë agjencitë e qeverisë federale.
Të martën, zoti Obama u zgjodh presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, pasi mundi republikanin Xhon Mekein.//kk//