Lidhje

SHBA: Tre kompani të makinave kërkojnë ndihmë financiare


Tre kompanitë kryesore amerikane të prodhimit të makinave mund të marrin ndihmën e premtuar financiare.


Zyrtarë të qeverisë amerikane thanë të enjten se kompanitë General Motors, Ford dhe Chrysler, mund të kërkojnë tani huanë prej 25 miliardë dollarësh për të forcuar rezervat e tyre monetare tashmë të zbrazura.


Kongresi e mirtatoi huanë në muajin tetor por Departamenti i Energjisë i përcaktoi rregullat e kreditimit mbrëmë.


Kreditë do të përdoren vetëm për prodhimin e automjeteve që e konsumojnë karburantin me efektivitet.


Drejtuesit e tre kompanive do të takohen sot me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.


Në muajin tetor, shitjet e makinave ranë 30 përqind niveli më i ulët në dy dekada. //mm//

XS
SM
MD
LG