Lidhje

SHBA: Shtohet numri i të papunëve


Papunësia në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit tetor pati rritjen më të madhe në 14 vitet e fundit, një tjetër fakt ky se ekonomia më e madhe të botës po shkon drejt recesionit. Raporti i Departamentit të Punës thotë se papunësia u rrit ndjeshëm duke arritur nivelin 6,5% ose një humbje neto e 240 mijë vendeve të punës. Kjo e çon në më shumë se 10 milion numrin e amerikanëve të papunë. Humbjet më të mëdha të vendeve të punës ishin në industritë përpunuese, të ndërtimeve dhe atë financiare.
Këto shifra zhgënjyese përkojnë me një raport të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, i cili thotë se shumë ekonomi të mëdha po shkojnë drejt ngadalësimit të mëtejshëm.
Presidenti Bush tha se shifrat e papunësisë në Shtetet e Bashkuara pasqyrojnë sfidat e vështira me të cilat përballet ekonomia por u bëri thirrje amerikanëve të kenë durim dhe t’u lënë kohë të veprojnë masave të qeverisë për nxitjen e ekonomisë. //mm//
XS
SM
MD
LG