Lidhje

Shqipëri: Ministria e Jashtëme dënon shpërthimin në Prishtinë


Shqipëria i është bashkuar reagimeve të ndryshme që kanë dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në Prishtinë, në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Ministria e jashtme shqiptare e konsideroi sot ngjarjen si një akt, që edhe pse i izoluar, synon të dëmtojë frymën e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar, si dhe vullnetin e dëshmuar tashmë për vendosjen dhe shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.

Ministria e Jashtme ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve më të larta të Kosovës që e dënonin ngjarjen.

Nga ana tjetër ministria ka saktësuar se është e bindur se asgjë nuk do ta pengojë Kosovën për të ecur e sigurt përpara në ndërtimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe zbatimin e rreptë të ligjit, si dhe në konsolidimin e shtetit të pavarur e demokratik. //ii

XS
SM
MD
LG