Lidhje

Qëllohet  pranë një autokolone me udhëheqësit gjeorgjian dhe polak


Burime nga Gjeorgjia thonë se është qëlluar me armë zjarri pranë një autokolone në të cilën udhëtonin Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Sakashvili dhe homologu i tij polak, Leh Kazinski. Nuk ka njoftime për të plagosur.

Zoti Sakashvili, pas ngjarjes akuzoi trupat ruse në territorin seperatist të Osetisë së Jugut për të shtënat që ndodhën sot, ndërsa presidentët kaluan një postobllok, i cili faktikisht është kufiri ndarës për territorin nga pjesa tjetër e Gjeorgjisë.

Agjencia e lajmeve Rojters citon një dëshmitar i cili po udhëtonte me zotin Sakashvili të ketë thënë se “ breshëritë ishin në ajër dhe autokolona u kthye nga rruga”. Osetia e Jugut e dënoi këtë akt, dhe të njëjtën gjë bënë dhe zyrtarët rusë në këtë zonë.//kh//

XS
SM
MD
LG