Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama dhe sfidat në Lindjen e Mesme


Fitorja e Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit është pritur mirë nga publiku në Lindjen e Mesme. Anketat tregojnë se shumë, ndonëse jo të gjithë, në botën arabe besojnë se presidenti i ri, për dallim nga presidenti Bush dhe administrata e tij, do të ndjekë politika më të afërta për shqetësimet e arabëve. Por, expertë amerikanë të Lindjes së Mesme, të cilët morën pjesë në një simpozium të mbajtur në Uashington, shprehën dyshime se zgjidhja e konfliktit arabo-izraelit do të ishte në krye të rendit të ditës të Presidentit Obama.

Gjatë fushatës presidenciale dhe që nga fitorja e tij, Barak Obama ka folur në favor të ndjekjes të politikave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme. Por, një ndryshim i politikave të Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni të trazuar do të paraqiste një sfidë jo të lehtë, thonë një grupi ekspertësh të cilët u takuan në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington.

Një studiues i Lindjes së Mesme nga Qendra Uilson, Aron David Miller, i cili po ashtu ka shërbyer si këshilltar dhe ndërmjetësues me 6 sekretarë amerikanë të shtetit, thotë se kur është në pyetje përvetësimi i politikave për paqën mes arabëve dhe izraelitëve, presidenti Obama do të ballafaqohet me shumë vështirësi, sidomos sa i përket rivendosjës së besueshmërisë ndaj Shteteve të Bashkuara në atë rajon.

"Në së merren parasysh dështimet e së kaluarës, 8 vite dështimi nga administrata Klinton për paqen në Lindjen e Mesme dhe 8 të tjera nga politikat e luftës së Presidentit Bush, Shtetet e Bashkuara kanë arritur në atë pikë ku në këtë rajon strategjik për interesat kombëtare të vendit, ne as admirohemi, as na kanë frikën dhe as na respektojnë. Unë nuk e di se çfarë do të jetë e nevojshme për të vendosur çështjen arabo-izraelite, në krye të rendit të ditës së presidentit.

Zoti Miller thotë se presidenti i zgjedhur Barak Obama do të ketë çështje më prioritare në rajon se ajo e luftës arabo-izraelite. Së pari, nga ai pritet të mbajë premtimin për të terhequr trupat amerikan nga Iraku.

Së dyti, zotit Obama i duhet të përballet me mundësinë e zotërimit të armës bërthamore nga Irani. Zoti Miller thotë se edhe në se do i dilte kohë presidentit Obama dhe administratës së tij të merreshin me çeshtjen arabo-izraelite, atëherë presidenti do të duhej të tregohej shumë i matur.

A do të jetë e mundur që presidenti Obama të sigurojë mbështetjen e popullit amerikan për të ndjekur një rol më aktiv dhe përfshirje më të gjatë në procesin për paqe mes arabëve dhe izraelitëve? Sipas një studiuesi nga Instituti i Lindjës së Mesme, Graene Bannerman, zotit Obama do t’i duhej të bindte kongresin dhe popullin amerikan se paqja mes izraelitëve dhe fqinjëve të tyre arabë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Sipas një analisti tjetër, Richard Straus, çështja e luftës arabo-izraelite do të duhej të konkurronte me çështje të tjera më urgjente në rajon për të siguruar vëmendjen e administratës së re të presidentit Obama. Por zoti Straus beson se në së kryeministri i ri i Izraelit do të kërkonte mbështjetjen e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar me iniciativën gjashtë vjeçare arabe për paqe, një gjë e tillë do të mund ta vendoste konfliktin arabo-izraelite dhe izraelito-palestinez në krye të rendit të ditës së presidentit Obama.

“Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin Izraelit, në se izraelitët dhe kryeministri i tyre do të kërkonin ndihmë nga presidenti amerikan. Një gjë e tillë do të ndryshonte mënyrën se si është vepruar deri më tani dhe do të bënte që Shtetet e Bashkuara të përfshiheshin më thellësisht në këtë çështje”.

Zoti Straus thotë se në se presidenti Obama e vë paqen mes arabëve dhe izraelitëve në krye të rendit të ditës së tij, ai do të merret me një problem 60 vjeçar dhe për të cilin nuk kanë gjetur zgjidhje 11 presidentë të mëparshëm amerikanë. //ad//

XS
SM
MD
LG