Lidhje

Bush: Më vjen keq që nuk do të jem më komandant suprem


Presidenti Bush mbajti fjalimin e tij të fundit për Ditën e Falenderimeve duke thënë se i vjen keq që nuk do të jetë më komandant suprem i atyre që shërbejnë në radhët e ushtrisë amerikane për mbrotjen e lirisë së vendit.

Gjatë fjalimit të përjavshëm në radio, zoti Bush tha se vendi u shpreh falenderime brezave të amerikanëve që kapërcyen vështirësi të shumta për të krijuar një vend të lirë si dhe atyre që vazhdojnë t’u shërbejnë të varfërve, të sëmurëve dhe të moshuarve.

Zoti Bush falenderoi në mënyrë të veçantë popullin amerikan për vullnetin e mirë, fjalët e përzemërta dhe lutjet e ofruara gjatë tetë viteve të tij si president. Ai tha se e kishte për nder që kishte përfaqësuar një popull kaq dinjitoz, trim dhe zemërgjerë.

Presidenti i zgjedhur Barak Obama e mbajti fjalimin e tij me rastin e Ditës së Falenderimeve të enjten, në të cilin inkurajoi amerikanët të qendrojnë të bashkuar për të rigjallëruar ekonominë e vendit dhe për të shënuar një fillim të ri për Amerikën. //ii

XS
SM
MD
LG