Lidhje

Mikrobi i të ftohurit të zakonshëm. Më pak vdekje nga kanceri


Mikrobet e gripit


Një studim i ri tregon se mikrobet që shkaktojnë të ftohurin e zakonshem jetojnë më gjatë sesa mendohej më parë. Shkencëtarët thonë se këto mikrobe mund të qëndrojnë të gjalla për disa ditë në dorezat e dyerve e sipërfaqeve të tjera.

Studimi i kryer nga shkencëtarë në universitetin e Virxhinias tregon se kur persona me të ftohur ose grip prekin dorezën e derës, ata lënë edhe mikrobe. Në se dikush tjetër jo i sëmurë e prek këtë dorezë, në 90 përqind të rasteve mikrobi kalon në trup. Madje në 50 përqind të rasteve këto mikrobe transmetohen edhe pas 48 orësh. Doktor Filip Tierno pranë universitetit të Nju Jorkut thotë se viruset mund të transmetohen kudo në shtëpi, prandaj për higjenë të mirë shtëpiake ai rekomandon pastrimin shpesh të sipërfaqeve të ndryshme me solucione disinfektuese. Gjatë studimit u vu re se sipërfaqet më të ndotura në shtëpi janë dorezat e dyerve, pajisjet për kontrollin e televizorit, lodrat dhe rubinetat. Doktor Tierno thotë se larja e duarva para prekjes së fytyrës dhe para ngrënies, mund të eleminojë thuasje plotësisht mundësitë e prekjes nga gripi apo i ftohuri i zakonshëm.

Kanceri gjatë vitit 2008


Një raport vjetor mbi kancerin tregon për herë të parë se rastet e reja me kancer dhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje kanë rënë dukshëm.

Raporti vjetor i shoqatës amerikane kundër kancerit dhe i institutit kombëtar të kancerit sjell lajme të mira. Studimet prej dekadash në laborator dhe këshillat për të përdorur ushqime të shëndetëshme, për të kryer ushtrime fizike e për të lënë duhanin duket se po japin rezultat. Doktor Len Ligtenfilld i shoqatës kundër kancerit thotë se është bërë përparim në kërkime, trajtime dhe në zgjimin e vetëdijes së njerëzve mbi shkaqet e kancerit. Në raport vihen në dukje suksese në luftën kundër disa lloj kanceresh të rrezikëshme. Për shembull, numri i rasteve të kancerit të gjirit u pakësua 1 presje 3 përqind. Mjekët thonë se kjo ka ardhur si rezultat i pakësimit të përdorimit të terapisë për zevendësimin e hormoneve për trajtimin e simptomave të menopauzës. Gjithashtu, numri i rasteve të kancerit të zorrës së trashë u ra më shumë se 2 përqind, dhe rastet e kancerit në prostat u pakësuan 1 përqind, Kjo erdhi kryesisht si rezultat i diagnostimimit të hershëm të kancerit.

Raporti zbulon edhe një lidhje interesante të rolit që disa shtete kanë luajtur për pakësimin e rastev të kancerit mes banorëve të tyre. Për shembull, në Kentaki, ku nuk ka rregulla të rrepta për ndalimin e duhanit, numri i rastet e reja të kancerit të mushkërive është 3 herë më i lartë sesa në Juta, një shtet që shkurajon pirjen e duhanit. Kalifornia lavdërohet në raport sepse numri i rasteve të reja me kancer në mushkëri tani është 75 përqind më i ulët se në shtetet e tjera, kjo për arsye të masave për ndalimin e duhanit në mjedise të mbyllura publike, për rritjen e taksave të blerjes së të cigareve dhe zbatimin e programe edukative mbi rreziqet që sjell pirja e duhanit.

Në raport thuhet se numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës ra 4 përqind; numri i vdekjeve nga kanceri i zorës së trashë ra 2 presje 5 përqind përqind dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i gjirit u pakësua 2 përqind. Ekspertët thonë se për të gjitha këto, duket se rol kryesor kanë luajtur barnat dhe mënyrat e reja të diagnostikimeve dhe trajtimet.

Vizitoni www.astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG